Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Tiranë gjatë një konference të përbashkët për media tha se është i gatshëm për të caktuar një takim tjetër në Washington dhe se është në kontakt me ambasadorin Richard Grenell për të caktuar një datë tjetër për rifillimin e dialogut.

Bashkimi Evropian i ka dhuruar të enjten Kosovës mijëra pajisje mjekësore, me qëllim të lehtësimit të luftës kundër koronavirusit të ri.

Në kuadër të ndihmës në vlerë të 800,000 eurove përfshihen 6,000 pajisje si: teste për diagnostikim të koronavirusit, material sanitar për mbrojtje të personelit në institucionet spitalore, shtretër dhe aparaturë tjetër.