Deputetja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka parashikuar se koalicionit që aktualisht e qeveris Kosovën nuk do t’i zgjasë jeta edhe shumë.

Kusari-Lila ka vlerësuar në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate shumë shpejt do ta ndërpresin bashkëpunimin.

Policia e Kosovës ka publikuar sot statistikat e përgjithshme për aksidentet, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara në trafik gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas policisë, në rrugët e Kosovës vetëm gjatë ditës së mërkurë kanë ndodhur 63 aksidente komunikacioni, 27 me të lënduar dhe 36 të tjera vetëm më dëme materiale, shkruan rtv21.tv.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, thotë se situata me koronavirus në Kosovë është tejet e rënduar.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Krasniqi tregon se si është riorganizuar stafi gjatë kësaj periudhe dhe cilat janë kapaictetet spitalore për t’u përballur me pandeminë.

Në një samit virtual të organizuar nga Këshilli Atlantik, liderët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë kryeministrin Avdullah Hoti, kanë shprehur nevojën për avancim bashkëpunimi, veçmas në fushën e lirisë së qarkullimit të njerëzve dhe të mallrave.