Deputetja e VV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka thënë se nisma e presidentit për t’i hapur rrugë një qeverie të re pa zgjedhje të reja, nuk do të kalojë.
Sot, presidenti i vendit Hashim Thaçi, i ka nisur letër Lëvizjes Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të kaluara, që të propozojë kandidat të ri për formimin e Qeverisë.

Konjufca i drejtohet Thaçit me një kërkesë

Konjufca i drejtohet Thaçit me një kërkesë

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, i ka kërkuar presidentit të vendit, Hashim Thaçi që ta tërheq nga misioni diplomatik Teuta Sahatqija, konsulle e Përgjithshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi, ka thënë se politika e Kosovës nuk bën të polarizohet duke kërkuar të marrë anë në ndasitë e shteteve të Quintit.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se vendi nuk do të përfitojë gjë me manovra politike që lozin në letrën e përçarjes së Perëndimit.Katër prej pesë shteteve anëtare të Quintit kanë përshëndetur veprimet e Qeverisë së Kosovës për heqjen e taksës.

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka deklaruar se në këtë kohë krize me pandemic nuk është koha për manovrime politike dhe se Kushtetuta e Kosovës duhet të vazhdohet të respektohet nga qeveria në detyrë apo nga një qeveri e re.Mbretëria e Bashkuar në Kosovë përmes një shkrimi në faqen zyrtare në Facebook kanë përshëndetur vendimin e qeverisë në detyrë për heqjen e tarifave.