Për shkak të patrullimit të përbashkët të KFOR-it me xhandarmërinë serbe, shefja e diplomacisë kosovare, Meliza Haradinaj Stublla doli kundër qëndrimit të Kryeministrit Avdullah Hoti.

Ajo kritikoi misionin e NATO-s në Kosovë, pasi tha se askush nuk ka autorizim të bëjë patrullime të përbashkëta me xhandarmërinë serbe.

Lëvizja Vetëvendosje sot informoi se kjo parti po kërkon qasje në dokumente publike brenda Ministrisë së Shëndetësisë.

“Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, përmes Nënkryetares së Kuvendit, Arbërie Nagavci, parashtroi kërkesën për qasje në dokumente publike brenda Ministrisë së Shëndetësisë, për materialet dhe dosjet e dorëzuara nga të gjitha institucionet private shëndetësore të cilat kanë bërë kërkesë për licencim, respektivisht për lejimin e shërbimit të testimit SARS-Cov-2.

Ministra e Shëndetësisë sot ka bërë publike listën me emrat e laboratorëve të licencuar për kryerjen e testeve për Covid-19.

Përmes një komunikate të dërguar për media bëhet e ditur se, bordi për Licencim të Institucioneve Private Shëndetësore deri tash ka shqyrtuar 34 aplikacione (prej mbi 100 sa kanë aplikuar) të institucioneve private shëndetësore, të cilat kanë bërë kërkesa për lejimin e shërbimit të testimeve për SARS-Cov 2.