Kryetari i Republikanëve të Kosovës Faton Kurti, ka publikuar raportin origjinal serb për sulmin dhe vrasjet ndaj familjes së komandantit legjendar Adem Jasharit.

Në këtë raport, shkruhet se sulmin mizor ndaj familjes Jashari në Prekaz, e ka kryer Milorad Ulemek, komandant i Njësisë së Operacioneve Speciale, e cila vepronte direkt nën direktivat e Stanishiqit dhe Milosheviqit, përcjell Bota sot.

Raportet mes Kosovës dhe Serbisë janë tejet komplekse dhe nuk mund të shikohen përmes prizmit “bardh-zi”. Ripërtëritja e dialogut ka më shumë sesa domethënie simbolike: Kryeministri Hoti është “fytyrë e re” në tavolinën e negociatave dhe përfaqëson Kosovën në kohën kur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përballet me aktakuzë për krime lufte dhe kur kriza pandemike po vazhdon, ka vlerësuar Instituti Ndërkombëtar për Studime Ballkanike dhe të Lindjes së afërt (IFIMES) me seli në Lubjanë, në analizën e vet të radhës rreth Ballkanit Perëndimor.E titulluar “Përpjekja për përsëritjen e historisë”, analiza trajton dialogun e rinisur pas 18 muajsh ndërprerjeje, midis Kosovës dhe Serbisë.