Kryeministri grek Alexis Tsipras, i cili dha dorëheqje pas humbjes së partisë së tij në garën për Parlamentin Europian, ka deklaruar se do t’i kërkojë presidentit të shpërndajë parlamentin, dhe të mbahen zgjedhje të parakohshme.

 “Nuk ishte përfundimi që ne parashikuam. Rezultatet e zgjedhjeve i jep të drejtë opozitës që të vë në pikëpyetje legjitimitetin e qeverisë”, tha Tsipras.

Nga rezultati i deritanishëm partia Demokracia e Re ka marrë 33.3% të votave në Greqi, ndërsa partia e Trsipras SYRIZA, renditet në vend të dytë me 23.9% të votave. Pritet që Greqia të zhvillojë zgjedhje të reja kombëtare, gjatë verës./E.B-dritare.net

Flash Lajme

Më të lexuarat