Kryeministrja në largim e Britanisë së Madhe Theresa May, njëherësh kryetare e Partisë Konservatore të Britanisë ka shprehur keqardhje për rezultatet katastrofike që mori partia e saj në zgjedhjet europiane.

Konservatorët u renditët të pestët me 9% të votave, duke rënë shumë më poshtë se partia Brexit e eurofobit Nigel Farage, rreth 32%.

”Ishte një mbrëmje shumë zhgënjyese për konservatorët. Deputetë ekselentë europianë humbën postet, kandidatë të mrekullueshëm u mundën. Kjo tregon rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje për Brexit’’, deklaroi Theresa May në një postim në Tëitter.

”Unë sinqerisht shpresoj që këto rezultate të jenë në epiqendër të debateve në Parlament”, shtoi ajo./ dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat