Ska Keller nga Partia e Gjelber, kandidate per Presidente te Komisionit Evropian

Surpriza më e madhe e zgjedhjeve europiane ka qenë padyshim rritja e madhe e Partive të Gjerbëra në pothuajse çdo shtet.

Ata kanë marrë 71 mandate, nga 52 që kishin në zgjedhjet e fundit.

“Faleminderit shumë për besimin tuaj tek të Gjelbërit”, tha Ska Keller, një nga dy kandidatët kryesorë të Partive të Gjelbëra, për postin e presidentit të komisionit evropian, shkruan Dritare.net, sipas “The Guardian”

“Ky është një mandat për ndryshime reale: për mbrojtjen e klimës, një Evropë sociale, më shumë demokraci dhe sundim më të fortë të ligjit.” Mbi të gjitha, Keller tha se të Gjelbrit “duan të arrijnë veprime klimatike tani – sepse nëse presim më gjatë, do të jetë një fatkeqësi “.

Rritja e partive të gjelbëra, vjen në një kohë kur bota po kërcënohet seriozisht, nga ndryshimet klimaterike që vijnë nga ngrohja globale, dhe fakotori njeri, shkruan Dritare.net

Partitë e Gjerbëra, kanë paralajmëruar se çdo grup që dëshiron të ketë mbështetjen me votë në këtyre partive duhet  të përmbushë 3 kritere; Veprimet e mejëhershme klimaterike, të luftojë për liritë civile, dhe drejtësinë sociale.

Zgjerimi i të gjelbërve ishte më i fortë në Gjermani, ku kjo parti përfundoi e dyta pas CDU-së të qendrës së djathtë  të Angela Merkel me pothuajse 21% të votave, sipas vlerësimeve të përkohshme – pothuajse dyfishi i totalit të tyre në 2014./ dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat