Një qytetar i katërt francez është dënuar sot nga një gjykatë irakiane për aktivitet terrorist me ISIS-in. Vendimi për një të pestë u shty pasi ai dëshmoi se ishte torturuar dhe gjykata kërkoi hetim të këtyre akuzave.

Mustafa Mohammed Ibrahim, 37 vjeç, u dënua me vdekje me varje, bën me dijë Dita, duke iu referuar raporteve për mediat ndërkombëtare të gjykatës në Bagdad, ku edhe janë gjykuar të gjithë francezët. Dënimi kapital erdhi edhe pse Ibrahim u shfaq i penduar, kërkoi falje nga familjet e viktimave dhe kërkoi të dërgohej në vendin e vet (Francë).

Dje, gjykata dha dënime kapitale për tre francezë të tjerë në gjyq për mbështetjen e grupit terrorist ekstremist.

Ndërkohë, Franca zyrtare ka deklaruar se drejtësia irakene ka të drejtën e gjykimit për këto çështje, ndonëse një zëdhënëse theksoi se Franca ishte, në parim, kundër dënimit me vdekje, në çdo kohë dhe në të gjitha vendet.

Gjykimet e 12 qytetarëve fracezë vijnë në një kohë kur debati rreth trajtimit ligjor të mijëra shtetasve të huaj që iu patën bashkuar organizatës terroriste.

Francezët në gjyq janë midis qindra anëtarëve të ushtrisë të shtetit islamik, të cilët iu dorëzuan autoriteteve irakene muajt e fundit nga forcat demokratike siriane, që udhëhiqen nga kurdët dhe mbështeten nga SHBA.

e.ll./dita

Flash Lajme

Më të lexuarat