Hungari- Të paktën shtatë persona kanë vdekur dhe 19 janë zhdukur pasi një varkë është mbytur në lumin Danub në Budapest.

Në bordin e anijes që u fundos ndodheshin 33 persona, shumica e tyre turistë nga Koreja e Jugut.

Shkak i mbytjes së anijes me turistë ka qenë përplasja me një anije tjetër në momentin që varka e quajtur “Hableany” po ankorohej, shkruan BBC.

Aksidenti fatal ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00, ndërkohë ministria e jashtme e Koresë së Jugut ka konfirmuar se 19 koreanë janë zhdukur dhe se qeveria ka planifikuar të dërgojë një ekip në Hungari.

Zëdhënës i agjencisë së udhëtimit që kishte organizuar turin, Lee Sang-moo, tha se të paktën një fëmijë ishte mes të zhdukurve.

Për gjatë gjithë natës autoritetet hungareze kanë zhvilluar kërkime në zonën ku u mbyt anija dhe më gjerë me të gjitha mjetet që disponojnë, por për shkak të shirave të shumtë dhe fryrjes së madhe të lumit Danub shanset për të gjetur të mbijetuar janë të pakta./ e.k-Dritare.net

Hundreds of rescue workers try to help at the bank of Danube River at Budapest downtown, on May 29, 2019. – A river boat used for tourism capsized in the Hungarian capital on May 29, 2019 with dozens of people on board, and a rescue effort was underway as 3 people died and 16 others missing. (Photo by GERGELY BESENYEI / AFP)GERGELY BESENYEI/AFP/Getty Images

Flash Lajme

Më të lexuarat