Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi gjatë vizitës në Shkup se Maqedonia e Veriut po i gëzon që tani përfitimet si anëtare e ardhshme e NATO-s.

“Së shpejti, kur procesi i anëtarësimit tuaj do të përfundojë, do pres me padurim Maqedoninë e Veriut si vendi i tridhjetë anëtar në Aleancën tonë.

Dhe ta shoh flamurin tuaj duke valëvitur para selisë sonë në Bruksel, si dhe në misionet dhe operacionet tona gjithkund në botë”, ky ishte komenti i numrit një të NATO-s që ngazëlleu autoritetet maqedonase.

Sipas Stoltenbergut, anëtarësimi në aleancën veri-atlantike është shumë i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut dhe për të gjithë rajonin, por kjo vlen edhe anasjelltas.

Maqedonia e Veriut ka nisur ti shijoje sipas tij përfitimet: investimet po rriten dhe vitin e fundit ato shtuar me të paktën tre here, e kjo situate për Stoltenbergun, përforcon sigurinë dhe prosperitetin e vendit.

Shefi i NATO-s gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut e përgëzoi edhe njëherë Maqedoninë e Veriut për marrëveshjen e paprecedentë mes Shkupit dhe Athinës, ku me një vendosmëri historike dhe këmbënguljeje u arrit të shkruhet historia duke zgjidhur mosmarrëveshjen prej disa dekadash për çështjen e emrit të Maqedonisë së Veriut.

Shefi i NATO-s tha se të dyja vendet me këtë ujdi treguan se e pamundura mund të bëhet realitet dhe mosmarrëveshjet mes fqinjëve mund të marrin fund.

e.t./dita

Flash Lajme

Më të lexuarat