Dje u bë e ditur se shkrimtari francez Jacques Baudouin i ka kushtuar një libër Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, duke analizuar personalitetin dhe lëvizjet e tij politike.

Libri që u prezantua në Tiranë analizon edhe faktorët historikë dhe politikë që çuan në pavarësinë e Kosovës.

Ka qenë një intervistim i gjatë, rrëfyes, për jetën dhe angazhimin edhe në lëvizjet ilegale kombëtare të Kosovës. Edhe si lider studentor, edhe në periudhën e luftës, edhe në procesin e Rambujes, edhe pas bombardimeve të NATO-s, fitores së lirisë, clirimit të Kosovës. Por edhe në rastin e shpalljes së pavarësisë, rrethanave të brendshme dhe të jashtme”, u shpreh Jacques Baudouin.

Tek ky libër lexuesit do të gjejnë fakte të reja rreth presidentit kosovar, parë në këndvështrimin e një të huaji.

“Besoj që ka shumë gjëra interesante për fëmijërinë, rininë e tij dhe kohën e studimeve në Zvicër. Ka të reja rreth marrëdhënieve të tij të para me SHBA. Por edhe shumë detaje interesante mbi konferencën e Rabujes. Sic e dini është një konferencë që zgjati tre javë. Ka negociata, ka prapaskena. Janë ato gjërat që ndodhin korridoreve. Gjithashtu mund të mësojmë shumë gjëra mbi ndërtimin e shtetit të Kosovës si një republikë parlamentare. ju e dini që është shumë e vështirë të ndërrosh një republikë parlamentare, duke e njohur pastaj dhe ambientin e Kosovës, e kuptova sa e vështirë ka qenë kjo për Thaçin”, tha Jacques Baudouin.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat