Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump përzë shefin e stafit të Shtëpisë së Bardhë nga Zyra Ovale, me pretendimin se ky i fundit e ndërpreu, ndërsa po jepte intervistë për ABC News.

Ndërsa Trump ishte duke i dhënë përgjigje gazetarit George Stephanopoulo, për financimet, Mick Mulvaney është kollitur, duke e zemëruar keq presidentin. Pas kësaj, presidenti e urdhëroi atë të largohet nga Zyra Ovale.

Momenti i tensionuar u transmetua të dielën në të gjitha mediet kombëtare./K.C/dritare.net

Flash Lajme

Më të lexuarat