Pas anullimit të zgjedhjeve të 31 Marsit për Stambollin dhe marrjes së mandatit nga fituesi i shpallur i tyre, Ekrem Imamoglu, këtë të djelë, më 23 qershor, metropoli turk votoi edhe një here.

Procesi i votimit u mbyll në 17:00, me orë lokale.

Deri më tani janë hapur 99 % e kutive dhe numëruar votat e tyre. Sipas rezultateve ende jozyrtare, kandidati i AKP, partisë në pushtet, e njohur edhe si partia e presidentit Erdoganit, ish-kryeministri Binali Jildirim ka marrë 44.74% të votave, ndërsa opozitari Ekrem Imamoglu pretendohet se ka marrë mbi 54% të votave.

Menjëherë pas zbardhjes së rezultatit të zgjedhjeve, Kryetari i (Ri)zgjedhur i Bashkisë së Stambollit mbajti një fjalim të shkurtër. Ai ka falënderuar së pari popullin e Stambollit për qetësinë e gjakftohtësinë e treguar gjatë procesit zgjedhor.

Gjithashtu, ai ka theksuar se me gjithë përpjekjet e partisë në pushtet për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve në favor të kandidatit të tyre, demokracia dhe vullneti i popullit nuk mund të pengohet.

e.ll./dita

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All