Qindra zjarrfikës dhe ushtarakë janë mobilizuar sot për të vënë nën kontroll zjarrin, që ka shkatërruar mbi 6500 hektarë në verilindje të Spanjës.

Spanja, si gjithë Europa është duke u përballur me të nxehtin ekstrem.

Zjarri që kishte filluar dje në mesditë në një pulari industriale, pranë fshatit La Torre del Espanyol në provincën Tarragone, në Katalonjë ka sjellë mobilizimin e 350 zjarrfikësve dhe 230 ushtarakëve, si dhe rreth 15 njësi ajrore.

Sipas shërbimeve të agjencisë pyjore në Katalonjë, origjina e zjarrit vjen për shkak të shfrytëzimit të shpendëve ose nga akumulimi i glasave të pulave që është fermentuar dhe shndërruar në një zjarr të papritur për shkak të temperaturave shumë të larta.

Sipas shefit të zjarrfikësve Antonio Ramos, një zjarr i kësaj madhësie në këtë rajon ka rënë vetëm 20 vite më parë.

Zjarri rrezikon të prekë deri në 20.000 hektarë në këtë zonë të mbjellë me pemishte, ullinj dhe vreshta.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat