Policia e Francës është përleshur dhunshëm me emigrantët pa dokumenta që gjenden në këtë vend.

Qindra emigrantë pa dokumente, që e kanë vetëquajtur veten “jelekzinj” sulmuan monumentin Pantheon në Paris duke kërkuar të drejtën për të qëndruar në Francë.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar, 21 emigrantë afganë në lidhje me këtë protestë.

Në një deklaratë të premten, protestuesit thanë se donin “letra dhe strehim për të gjithë”, duke e përshkruar veten si “pa dokumenta, pa zë dhe pa fytyrë të Republikës Franceze”.

Ata gjithashtu kërkuan një takim me Kryeministrin Edouard Philippe./ dardania.com

Foto 1 nga 10

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All