Presidenti amerikan zotohet të hetojë në lidhje me marrëdhëniet e Google me qeverinë kineze.

Ai ka thënë se Google po tradhton Amerikën, duke pasur fshehtas bashkëpunime me ushtrinë kineze.

Presidenti amerikan tha të martën se: “miliarderi i teknologjisë Peter Thiel beson se Google duhet të hetohet për tradhti. Ai akuzon Google se po bashkëpunon me qeverinë kineze.”, shkruan dritare.net

Ai shtoi se bashkëthemeluesi i PayPal-it, një përkrahës i Trump-it, ishte një djalë i shkëlqyer dhe që e njeh këtë subjekt më mirë se kushdo dhe pretendoi se administrata e Trump do të nisë vëzhgimet.

Ndërkohë, Riva Sciuto, një zëdhënëse e  Google, deklaroi: “Siç kemi thënë më parë, ne nuk punojmë me ushtrinë kineze. Ne po punojmë me qeverinë amerikane, përfshirë Departamentin e Mbrojtjes, në shumë fusha, duke përfshirë sigurinë kibernetike, rekrutimin dhe kujdesin shëndetësor “./K.C/dritare.net

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All