Bashkë me aktin e dorëheqjes, kryeministri Ramush Haradinaj në konferencën për shtyp pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave ka paralajmëruar edhe zgjedhje të parakohshme.

“Përgjegjësia tani kalon te presidenti për të filluar konsultat për të caktuar datën e zgjedhjeve.

I ofrohem prapë popullit për të marrë besimin. Nuk jam i akuzuar, por intervistohem. Garoj në zgjedhje edhe unë edhe subjekti im. Por s’kam mundur ta çoj shtetin dhe kryetarin e qeverisë sepse do t’ia rëndoja Kosovës dhe e kam marrë këtë vendim”, ka thënë Haradinaj i emocionuar.

Haradinaj ka lexuar letrën e dorëheqjes në përfundimin e mbledhjes së Qeverisë, duke nënvizuar edhe se taksa 100% ndaj Serbisë do të vazhdojë të mbetet.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat