Italia mund të përballet me një krizë të madhe ekonomike si ajo që i ndodhi Greqisë në vitin 2015.

Ky është parashikimi i agjencisë “Standard and Poors” në një raport vlerësues mbi vendet e BE-së.

Sipas S&P, për momentin, Italia nuk rrezikohet nga ndonjë skenar i krizës së borxhit publik.

Megjithatë, në një skenar alternativ në të cilin politikëbërësit do të bënin zgjedhje ose manovra të rrezikshme, si ç’është futja e një monedhe paralele ose masave të buxhetit pa mbulim financiar, për të anashkaluar kufizimet fiskale të krijuara nga traktatet e BE-së – qëndrimi i Italisë në Eurozonë mund të vihej në pikëpyetje.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat