Presidenti Donald Trump tha të premten se Shtetet e Bashkuara do të vendosin shumë shpejt sanksione të mëdha ndaj Francës në “një akt reciprociteti”. Ai u bazua në njoftimet e Parisit për vendosjen e një takse ndaj kompanive amerikane të teknologjisë.

Ai u shpreh:”Nëse do të kishte një vend që mund t’i taksonte këto kompani, ky do të ishte vendi i tyre, SHBA-ja”.

Më tej në një postim në rrjetin social Twitter, presidenti amerikan, duke iu referuar presidentit francez, Emmanuel Macron, shkruante: “Do të njoftojmë së shpejti një masë të konsiderueshme reciproke lidhur me marrëzinë e zotit Macron”.

Në një postim të dytë, presidenti Trump shtoi: “Gjithmonë kam thënë se vera amerikane është më e mirë se vera franceze!”.

Sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë, javën e kaluar zoti Trump i kishte shprehur zotit Macron shqetësimin e tij lidhur me taksën e propozuar mbi shërbimin dixhital.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se Uashingtoni “është jashtëzakonisht i zhgënjyer nga vendimi i Francës për të miratuar një taksë mbi shërbimet dixhitale, në kurriz të kompanive dhe punëtorëve amerikanë”.

Masa e njëanshme e Francës duket se synon që kompanitë amerikane të inovacionit që ofrojnë shërbime në sektorë të veçantë të ekonomisë.

Ndërkohë, presidenti Trump ka urdhëruar kryerjen e një hetimi mbi taksën e planifikuar

Situata mund të çojë në vendosjen e tarifave të reja apo kufizimeve të tjera tregtare nga ana e SHBA-së.

Burimi: VoA

e.ll./dita

Flash Lajme

Më të lexuarat