Ekaterina Karaglanova, e diplomuar për mjekësi, ishte një nga personalitetet më të njohura në mediet sociale. Influencuesja ruse në Instagram është gjetur e vrarë me thikë, në një valixhe në apartamentin e saj me qira në Moskë, informon dritare.net

Ekaterina Karaglanova, u zbulua të premten pasi familja e saj ngriti alarmin, pasi nuk kishte kontaktuar me të për disa ditë. Karaglanova, e cila kishte më shumë se 85,000 ndjekës në Instagram, kohët e fundit ishte diplomuar si mjeke. Policia tha se ata po hetojnë xhelozinë, si një motiv të mundshëm që çoi në vrasjen e së resë.

Karaglanova kohët e fundit kishte nisur një marrëdhënie të re dhe kishte planifikuar një festë në Holandë për datëlindjen e saj më 30 korrik, informon dritare.net

Por prindërit u shqetësuan, ndërsa përpiqeshin të kontaktonin me të, pasi udhëtimi i saj dështoi. Më pas ata kontaktuan me pronarin e shtëpisë ku rrinte e reja, dhe i morën çelësin për të hyrë në banesë. Pasi hapën derën ata e gjetën trupin e të bijës, në një valixhe në korridor.

Babai i saj kërkoi një ambulancë, por Karaglanov kishte vdekur, pasi i kishin prerë fytin./K.C/dritare.net

Flash Lajme

Më të lexuarat