Vetëm disa orë pasi një person hapi zjarr në një qendër tregëtare në El Paso, të Teksasit, një ngjarje e rëndë po raportohet sërish në Shtetet e Bashkuara.

Raportet e para tregojnë se një person hapi zjarr në Dejton, Ohio në orët e para të mëngjesit, duke vrarë të paktën shtatë persona dhe duke lënë 24 të plagosur.

Pasditen e djeshme një tjetër sulm u regjistrua në Teksas ku humbën jetën 20 persona dhe 26 të tjerë mbetën të plagosur. Autori ishte një 21 vjeçar.

Më pak se 20 minuta para sulmit, vrasësi i dyshuar postoi i Teksasit publikoi një postim me një gjuhë urrejtjeje në internet që akuzoi komunitetin hispanik për rrëmbimin e “të bardhëve” në SHBA.

“Kjo është gjenerata e fundit e fëmijëve të bardhë në Amerikë”, shkruante autori.

Historia e të shtënave në Ohio është në hetim e sipër, pasi autoritetet kanë shkuar në vendngjarje.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All