Kreu i një bande braziliane tentoi të arratisje nga burgu duke u veshur si vajza e tij, e cila e vizitoi atë pas hekurave.

Ai doli nga dera kryesore, por zyrtarët e kishin kuptuar nga nervozizmi që e karakterizonte Clauvino da Silva, i njohur gjithashtu si “Shorty”, teksa përpiqej të linte burgun. Ai u arrestua menjëherë.

Ai kishte planifikuar të linte brenda vajzën, ndërsa vetë të arratisej. Policia e pa rolin e saj si bashkëpunëtore në këtë ngjarje, të ndodhur në burgun Gericinó, në Rio de Janeiro.

Pas përpjekjes së dështuar kreu i bandës së rrezikshme u dërgua në një burg tjetër me siguri më të lartë, ku do të përballet dhe me sanksione disiplinore/E.B-dritare.net

Foto 1 nga 6

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All