Një tërmet me magnitudë 6,3 ballë të shkallës rihter ka goditur Japoninë verilindore. Fatmirësisht nuk raportohen viktima.
Sipas Qendrës të Studimeve Gjeologjike të SHBA(USGS), epiqendra e tërmetit ka qenë në thellësinë 38,6 km dhe 54 km në verilindje të qytetit Naime.
Gjithashtu, raportohet se në rajonet Fukushima dhe Miyagi, ku tërmeti u ndje më shumë, nuk është dhënë alarmi për “cunami”.
Televizioni kombëtar “NHK” njoftoi se kompanitë e furnizimit me energji elektrike kanë kontrolluar reaktorët nuklearë në rajon si masë kundër një dëmi të mundshëm të çfarëdoshëm për arsye të tërmetit.
Kujtojmë se tërmeti me magnitudë 9 ballë që goditi Japoninë më 11 mars 2011 dhe cunami që e pasoi shkaktuan rrjedhje radioaktive në një centralin nuklear. Me dhjetëra mijëra banorë të zonës u patën evakuuar, pas konstatimit të rrjedhjes radioaktive.
e.ll./dita