10 muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme në vend, udhëheqësit serbë, kroatë dhe boshnjakë të Bosnjës kanë rënë dakord të hënën për të formuar një qeveri qendrore. Kështu ata kanë arritur një kompromis për integrimin e Bosnjës në NATO, për çfarë mungesa e qeverisë  ishte një pengesë e madhe.

Në një takim të mundësuar nga misioni i BE në Bosnje, krerët e tre grupeve më të mëdha etnike të vendit nënshkruan një marrëveshje për formimin e qeverisë.

Milorad Dodik, presidenti serb i presidencës ndëretnike tre palëshe tё Bosnjё  Hercegovinёs, tha: “Kjo marrëveshje parashikon kushtet për formimin e kabinetit qendror … brenda 30 ditëve të ardhshme…Unë mendoj se ky është një moment i rëndësishëm që na lejon të ecim përpara”.

Por ai, gjithashtu, paralajmëroi se nëse marrëveshja nuk zbatohet brenda afatit të pranuar, “kjo do të thotë që Bosnja është në një krizë të thellë kushtetuese dhe politike dhe se sovraniteti i saj do të vihet në dyshim”.

Struktura komplekse qeverisëse e Bosnjës, bazuar në kuotat etnike, i jep të drejtën secilin grup të bllokojë vendime të rëndësishme. Formimi i kabinetit u bllokua nga anëtarët boshnjakë dhe kroatë të presidencës, të cilët këmbëngulnin se kryeministri i ardhshëm  serb duhej të vazhdonte rrugën e Bosnjës drejt integrimit në NATO.

Si rrjedhojë, partia serbe, SNSD, bllokoi punën në parlament.

Serbët e Bosnjës nuk e mbështesin anëtarësimin e Bosnjës në NATO, i cili bombardoi serbët gjatë luftërave ballkanike të viteve 1990.

Por sipas marrëveshjes të nënshkruar të hënën, liderët konfirmuan se “do të punojnë për përmirësimin e marrëdhënieve me NATO-n, pa paragjykime për një vendim të ardhshëm në lidhje me anëtarësimin e Bosnje dhe Hercegovinës (në NATO)”.

Megjithatë, presidenti Dodik paralajmëroi: “Në qoftë se ky dokument nuk zbatohet 30 ditët e ardhshme, siç është rënë dakord dhe nënshkruar, SNSD do të bllokojë punën e të gjitha institucioneve dhe askush nuk do të mundet ta ndalojë atë, as evropianet, e as ndonjë institucion tjetër ndërkombëtar”.

Milorad Dodik, i cili para afrimit me NATO dhe BE preferon aleancën me Rusinë  ato me BE, ka kërcënuar vazhdimisht me shkëputjen e Republika Srpska (Republika  Autonome Serbe) e cila predominohet nga prezenca e ortodoksëve serbë, nga Bosnja.

Burimi: Reuters

e.ll./dita

Flash Lajme

Më të lexuarat