Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja që tronditi Rumaninë disa ditë më parë.

“Ju lutem hajde më merrni, më kanë përdhunuar”.

Kanë qenë këto fjalët e fundit dëshpëruese të Alexandra Macesanu, vajza që në Rumani është përdhunuar dhe vrarë nga Gheorghe Dinca, mekanik 65-vjeçar.

Kërkesat për ndihmë nga ana e 15-vjeçares janë injoruar nga 112, që ka ndërhyrë 19 orë pas sinjalit të dhënë, kur ishte shumë vonë. Publikimet e bisedave telefonike mes Alexandrës dhe centralistes së 112 kanë indinjuar vendin dhe kanë sjellë dorëheqjen e dy ministrave.

Duket se detyrën e ka lënë edhe shefi i policisë së shtetit.

“Qetësohu, makina është rrugës. Nuk mund të qëndroj në telefon me ty, kemi të tjera telefonata në linjë”, përgjigjet operatorja e 112 tani nën akuzë.

Fjalë e saj kanë ndezur vendin dhe kanë nxjerrë mijëra të rinj në shesh kundër qeverisë.

Në shtëpinë në të cilën është vrarë Alexandra është gjetur edhe kufoma e një tjetër vajze, Luiza Melencu, 18 vjeç e zhdukur në prill.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat