Zëvendës kryeministri dhe njëherazi ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini tha se Italia është duke shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Në një dalje për mediat të enjten, lideri i La Lega u shpreh se koalicioni qeverisës ishte prishur dhe se e vetmja rrugë për të bërë përpara ishin të fillonin punën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme sa më shpejt.

Salvini tha: “Mazhoranca nuk ekziton më, zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme. E kotë të ecim para së bashku mes grindjeve e përgjigjeve negative si ka ndodhur gjatë javëve të fundit. Italianët kanë nevojë për qartësi e një qeveri që ja del. Nuk kërkojmë poste apo ministra më shumë , as qeveri teknike. Pas kësaj qeverie që ka bërë shumë, e vetmja mundësi janë zgjedhjet e parakohshme. Të njëjtën gjë ia bëra të qartë dhe sot kryeministrit Konte. Nuk ka më mazhorancë siç e dëshmoi votimi mbi TAV e fyerjet ndaj meje e La Lega nga “aleatët” tanë qeverisës, prandaj ia japim fjalën zgjedhësve”.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All