Gjatë takimit në samitin e G7, që u mbajt në Francë morën pjesë liderët më të fuqishëm të gjithë botës.

Mirëpo, përtej takimit dhe vendimeve të rëndësishme që u morën në këtë samit, puthja e përshëndetjes mes Zonjës së Parë të Amerikë, Melania Trump dhe kryeministrit kanadez, Justin Trudeau.

Fotografia e shkrepur në këtë moment, i tregon ata shumë afër, madje edhe Melania e cila në kah ka bashkëshortin Trump, sheh me admirim kryeministrin Trudeau.

Foto u përhap menjëherë në gjithë botën, ku mori mijëra komente.

Shumë janë shprehur se mosrespekti që shfaq Trump ndaj saj, ka bërë  që ajo t’i hedhë sytë diku tjetër.

Mirëpo, ekspertët thonë se është vetëm këndi që e bën këtë foto të ngjallë dyshime.

Ndërsa nga ana tjetër, qëndron edhe Trump i cili përshëndetet me një puthje me bashkëshorten epresidentit të Francës, Brigitte Macron.

Melania dhe Donald u martuan në 2005 pasi u takuan për shumë vite, dhe ata kanë folur për harmoninë në marrëdhëniet e tyre më parë.

Duke folur për marrëdhënien në çift, Melania tha për Donald Trump se ata jo gjithmonë ishin dakord, por e i pranonin mendimet e njëri-tjetrit. /L.F-dritare.net

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All