Këtë të enjte, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka kërkuar diplomacisë franceze që të punojë për “ri-integrimin e Ballkanit Perëndimor në gjeografinë e Europës”.

Sipas lajmit të bërë publik nga mediat franceze, në takimin e tij me përfaqësuesit diplomatikë të Francës në botë, Macron tha: “Të kesh një strategji evropiane do të thotë të kesh parasysh kufijtë e Europës”.

Në vijim, Macron theksoi se në “një botë që po ndryshon strategjikisht dhe gjeopolitikisht”, brenda kufijve të Europës, Franca duhet të ri-angazhohet “me fqinjët tanë dhe vendet që na duan thellësisht, në mënyrë që të mos lejojmë që fuqitë jo-evropiane të veprojnë në vend që të veprojmë ne”.

Presidenti i Francës shtoi se “përndryshe SHBA, Rusia dhe Turqia do të vendosin për Ballkanin Perëndimor”, duke shtuar se “gjermanët kanë idetë e tyre edhe këtu më duhet të them, më efektive dhe më strategjike se idetë tona.”

Ai u shpreh për forcimin e Evropës, themelet e së cilës janë humanizmi, ronesanca dhe iluminizmi, dhe përfundoi duke nënvizuar se “pa dyshim që po përjetojmë fundin e sundimit perëndimor në botë”.

e.ll./dita

Flash Lajme

Më të lexuarat