Kryeministri i dorëhequr i Kosovës dhe njëherazi kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka komentuar sërish pozitivisht taksën 100% ndaj produkteve serbe. Disa orë pasi Komisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn i kërkoi Kosovës heqjen e saj, një kërkesë e bërë edhe nga vendet e Quint-it, disa javë më parë.

Por sipas Haradinaj, taksa ka kontribuar në forcimin e shtetit të Kosovës në raport me Serbinë.

Haradinaj, i ftuar në emisionin Pressing të T7, tha: “Qytetari i Kosovës sigurisht për herë të parë e ka parë se si është kur shteti i bën Serbisë bllok, si rasti me taksën 100%, efektet e saj të shpejta, pastaj vendimi për Trepçën, sundimi i ligjit në veri, aty ku ka pasur ndërhyrje ndaj krimit të organizuar dhe shkelësve të ligjit”.

Në vijim, Haradinaj është shprehur i bindur se të gjithë qytetarët e Kosovës qendrojnë prapa kauzës 100% shtet dhe forcimi i shtetësisë së Kosovës, prandaj veprimet e qeverisë janë bazë e mirë për forcimin e pozicionit të shtetit, zhvillimin ekonomik dhe sundimin e ligjit.

e.ll./dita

Flash Lajme

Më të lexuarat