Samiti i Gymnich në Helsinki nuk ka kaluar pa përplasje midis ministrave të Jashtëm të Kosovës dhe Serbisë. Gjatë diskutimeve ku merrnin pjesë ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe 28 ministrat e BE-së, Behgjet Pacolli ka denoncuar sjelljen me “dy fytyra” të Serbisë.

“Ju tregoni përralla të tjera në Beograd dhe të tjera këtu “, i është drejtuar Pacolli homologut serb, Ivica Daçiç.

“Nuk jeni engjëll, ashtu siç doni të dukeni me fjalët e bukura para kolegëve të Evropës. A ju duket evropiane dhunimi i autobusëve, i qytetarëve, i bizneseve tona në pikat kufitare, apo në territorin e Serbisë? Skandalet që ju keni bërë nëpër Afrikë janë të njohura tashmë për të gjithë “, ka vijuar Pacolli.

Duke denoncuar në këtë forum të rëndësishëm evropian, fushatat diplomatike të Serbisë kundër Kosovës, ku po përdoren para të paligjshme, shefi i diplomacisë kosovare, tha se vendosja e taksës 100% ishte reagimi legjitim i frustrimit ndaj kësaj situate të papranueshme.

Ministri kosovar foli edhe për përcaktimin e kufirit me Serbinë: “Demarkacioni mes dy shteteve që nënkupton njohje reciproke, është i domosdoshëm, pa rregullime territoriale. Kosova është gati për dialog pa kushte, në baza barazie, por ne po bllokohemi ekonomikisht dhe diplomatikisht nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina në rajon dhe kudo.”

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All