Pas intervistës së tij për mediat serbe, gjatë së cilës nënvizoi se synimi i tij parësor ishte të ultë në tavolinë bisedimesh Prishtinën dhe Beogradin, i dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer ka takuar ninistrin e jashtëm të qeverisë në largim të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Pas takimit që u zhvillua në kuadër të Forumit të Bledit në Slloveni, Pacolli ka në rrjetin social Facebook se gjatë këtij takimi, ai i kishte thënë përfaqësuesit amerikan se: “Normalizimi i marrëdhënieve me njohje të ndërsjellë është qëllimi i vetëm – asgjë më pak – dhe ne e vlerësojmë pozicionin e fuqishëm të Uashingtonit për ketë synim”.

Pacolli gjithashtu thekson se e kishte përgëzuar zotin Palmer për emërimin e tij.  Ai shton se Palmer “si një mik i vjetër i Kosovës, në këtë pozicion të ri, do të vazhdojë të na mbështesë në të gjitha nivelet. Ne e shohim dialogun si një proces të rëndësishëm që ka një mundësi për të mbyllur kapitullin e errët midis Kosovës dhe Serbisë”.

e.ll./dita

Flash Lajme

Më të lexuarat