Dy efektivë të policisë në Shtetet e Bashkuara, ndaluan një vajzë pasi dyshohej se ishte duke drejtuar një automjet të raportuar si të vjedhur.

Vajza, “eksperte” në vjedhje, u përgjërua duke qarë përpara agjentëve duke thënë se nuk ishte e përfshirë në vjedhjen e mjetit dhe mesa duket në këtë mënyrë uli vigjilencën e tyre duke shkaktuar keqardhje.

Por, në një moment kur policët e kishin future atë në makinë, vajza, mbyll dyert dhe vjedh edhe makinën e policëve.

Por aventura e vajzës që vodhi makinën e policisë nuk zgjati shumë pasi u ndalua disa kilometra më larg në një rrugë qorre ndërsa tentonte të largohej më këmbë./ dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat