Presidenti italian Matarella ka bekuar sot kabinetin e ri qeveritar ‘Conte 2’. Në qeverinë e re me 21 ministra, 10 janë të ‘Lëvizjes 5 Yjet’, 9 të aleatit kryesor, Partisë Demokratike, forcë e majtë, një teknik dhe një i partisë Liri dhe Barazi.

7 nga 21 ministrat e qeverisë së 66-të brenda 73 vitesh janë gra.

Por kush janë emrat e rinj? Lideri i “Lëvizjes 5 Yjet” Di Maio ka marrë postin e ministrit të Jashtëm, ministër i Brendshëm në vend të Matteo Salvinit është emëruar Luciana Lamorgese me një profil teknik. Ekonomia i është besuar Roberto Gualtierit, ndërsa në qeverinë e re nuk do të ketë post zëvendëskryeministri. Betimi i qeverisë së re italiane do të bëhet nesër ora 10.00.

Qeveria e re ka në qendër të programit zgjidhjen e problemit të papunësisë, borxhin shtetëror, kthimin e besimit, familjen, shtresat e brishta sociale, emigracionin dhe rolin që Italia duhet të luaj në politikat e brendshme të Europës pas marrëdhënieve të përkeqësuara seriozisht kohët e fundit midis Romës dhe Brukselit.

Kështu merr fund kriza e radhës politike në Itali, pasi në fund të gushtit Matteo Salvini u largua nga koalicioni dhe kërkoi zgjedhje të parakohshme. Pas formimit të qeverisë së re mesazhi i parë politik që ishte pikërisht i tij “Ne do punojmë si dhe më shumë se më parë. Lëvizja 5 Yjet dhe Pd nuk do të shpëtojnë nga gjykimi i italianëve. Koha është e Zotërinjve, në fund do të fitojmë”.

Kabineti i ri qeveritar në Itali

Kryeministër Giuseppe Conte

Ministër i Brendshëm Luciana Lamorgese

Ministër i Jashtëm Di Maio

Ministër i Ekonomisë Roberto Gualtieri

Ministër i Mbrojtës Lorenzo Guerini

Ministër i Drejtësisë  Alfonso Bonafede

Ministër i Arsimit Lorenzo Fioramonti

Ministër i Ambientit Sergio Costa

Ministër i Punës Nunzia Catalfo

Ministër i Transportit Paola De Micheli

Ministër i Administratës Fabiana Dadone

Ministër i Jugut  Giuseppe Provenzano

Ministër i Shëndetësisë, Roberto Speranza

Ministër i Infrastrukturës Stefano Patuanelli

Ministër  i Kulturës Dario Franceschini

Ministër i Sportit Vincenzo Spadafora

Ministër për Europën Vincenzo Amendola

Ministër Bujqësisë Tereza Bellanova

Ministër i të Drejtave të Barabarta Elena Bonetti

Ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin Federico D’Incà

Ministre e Teknologjisë Paola Pisano

Ministër për Punët Rajonale Francesco Boccia.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat