Kryeministri Giussepe Conte në Itali ka prezantuar listën e re të kabinetit qeveritar që do të drejtojë vendin në vitet e ardhshme.

Luigi Di Maio do të jetë ministër i Jashtëm, Roberto Gualtieri do të jetë ministër i Ekonomisë, në krye të Drejtësisë konfirmohet Alfonso Bonafede, ndërsa Stefano Patuanelli do të jetë ministër i Zhvillimit Ekonomik.

Në postin e zv/sekretarit të këshillit të ministrave, kryeministri Conte ka caktuar Riccardo Fraccaro. Në Ministrinë e Brendshme do të jetë një ministër teknik, emri i të cilit nuk është vendosur.

Roberto Gualtieri (Pd)  Ekonomi dhe Financa;

Luigi Di Maio (M5s)  Punë të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar;

Nunzia Catalfo (M5s)  Punë dhe politika sociale;

Stefano Patuanelli (M5S)  për Zhvillim Ekonomik;

Lorenzo Guerini (Pd) Mbrojtja;

Federico D’Incà (M5s)  Marrëdhëniet me Parlamentin;

Paola Pisano (M5S)  Inovacion;

Fabiana Dadone (M5S) Ministër i Administratës Publike;

Francesco Boccia (Pd)  Çështjet Rajonale;

Giuseppe Provenzano (Pd)  Jug;

Elena Bonetti Mundësi të Barabarta dhe Familje;

Vincenzo Amendola (Pd)  Çështjet  Evropiane;

Alfonso Bonafede (M5S)  Ministër i Drejtësisë;

Sergio Costa (M5S) Ministër i mjedisit:

Paola De Micheli (Pd) për në Infrastrukturë dhe Transport;

Teresa Bellanova (Pd) për Politikat Bujqësore, Ushqimore dhe Pyjore;

Lorenzo Fioramonti (M5S për Arsimin, Universitetin dhe Kërkimin;

Dario Franceschini (Pd)  Trashëgimia Kulturore dhe Aktivitetet dhe Turizmi; Roberto Speranza (Leu) për Sport dhe Politika Rinore.

Sekretari i Kryeministrit, Riccardo Fraccaro (M5S).

Flash Lajme

Më të lexuarat