Sipas të dhënave, gjatë 8 mujorit të parë të vitit 2019, në arkën e shtetit kanë hyrë rreth 80 milionë euro më pak në krahasim më të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar.

Sipas drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, kjo është shkaktuar nga dy faktorë kryesor, projektin TAP dhe sektori hidroenergjetik.

Po sipas kësaj drejtorie, aksioni antiinformalitet ka dhënë rezultat dhe se gjatë muajit gusht plani u tejkalua. Gjithashtu u tejkalau edhe plani për rimbursimet.

Referuar të dhënave të fundit zyrtare të Ministrisë së Financave, të ardhurat nga TVSH në buxhetin e shtetit kanë rënë me 2.9 miliardë lekë krahasuar me 8 mujorin e parë të 2018-ës, duke u regjistruar në një total prej rreth 90.4 miliardë lekë./Scan

Flash Lajme

Më të lexuarat