Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të vizitojë Serbinë të hënën. Arsyeja e kësaj vizita është që të marrë pjesë në takimin e dytë të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Serbi, ku nuk do të mungojnë edhe zyrtarë të tjerë të lartë dhe ministra nga të dy vendet.

Gjatë takimeve, pritet që të diskutohen në mënyrë gjithëpërfshirëse marrëdhëniet dypalëshe si dhe hapat që mund të hidhen për thellimin e bashkëpunimit dyplaësh. Pritet që të shkëmbehen pikëpamjet reciproke edhe mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Në kuadër të vizitës, më 7-8 tetor, data kur festohet 140-vjetori i ndërtimit të marrëdhënieve diplomatike Turqi-Serbi, do të zhvillohet edhe Forumi i Biznesit Turqi-Serbi.

Gjatë vizitës, planifikohet që të zhvillohen edhe ceremoni të ndryshme për inaugurimin e disa projekteve të mbështetura nga qeveria turke apo investimeve të kompanive turke në Serbi.

Në kuadër të vizitës, pritet që me pjesëmarrjen e presidentit Erdoğan, presidentit serb, Vuçiç dhe kryetarit të Këshillit Presidencial të Bosnjë e Hercegovinës, Zhelko Komsiç në Beograd të zhvillohet edhe takimi i Samitit trepalësh Turqi-Bosnje Hercegovinë-Serbi i cili është formuar me qëllim përmirësimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Me rastin e samitit pritet dhe pjesëmarrjen e liderëve pritet të zhvillohet edhe ceremonia e inagurimit të autostradës Sarajevë-Beograd.

e.ll./dita

Flash Lajme

Më të lexuarat