Protestuesit për klimën po marshojnë në shumë qendra botërore, ku së fundmi kanë tërhequr vëmendje në rrugët e Melbourne të Australisë, ku kanë dalë nudo.

Aktivistët e “Extinction Rebellion” bllokuan trafikun për të tërhequr vëmendjen për katastrofën klimatike.

Me trupin të zhveshur, ata kishin të vizatuar në ngjyra mesazhe të ndryshme për mbrojtjen e botës dhe fillimin e veprimtarive për mbrojtjen e saj.

Kujtojmë që aktivistët po protstojnë në mënyra të ndryshme, ku ditën e djeshme në Neë York ishte vendosur një varkë me ngjyrë jeshile me mbishkrimin “Vepro Tani”.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat