Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un është ngjitur në malin më të lartë të vendit me kalë.

Një seri fotografish të publikuara nga KCNA tregojnë Jong-un-in, hipur mbi një kalë të bardhë, në malin  Paektu të mbuluar me dëborë, shkruan dritare.net

Kjo nuk është hera e parë që ai ka ngjitur me kalë majën prej 2.750 metrash dhe analistët thonë se gjeste të tilla paraprijnë lajmeve të mëdha.

Mali Paektu është një vend i veçantë për gjithë Korenë e Veriut, dhe njihet si vendlindja e babait të Kim Jong-un./K.C/dritare.net

Flash Lajme

Më të lexuarat