Për pak mund të kishte përfunduar në tragjedi, por ndërhyrja e një mësuesi në një gjimnaz në SHBA, ka parandaluar ngjarjen e rëndë. Mediat e huaja publikojnë pamjet, ku trajneri i ekipit të futbollit të shkollës, del nga klasa duke mbajtur në dorë armën e një nxënësi 19-vjeçar, të cilën ia kishte marrë sapo ky i fundit kishte hyrë në klasë.

Mësuesi shihet se si përqafohet me nxënësin, i cili është qartazi i ngarkuar emocionalisht. Një tjetër anëtar nga stafi i shkollës, vjen dhe merr armën nga dora e mësuesit.

Policia zbuloi se 19-vjeçari vuante nga një krizë emocionale. Ai doli në gjyq dhe pranoi fajin për armëmbajtje pa leje në publik, duke u dënuar përfundimisht me tre vite shërbim prove.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat