Shtëpia e Bardhë nuk do të përditësojë më abonimet në gazetat më të mëdha amerikane, “Washington Post” dhe “The New York Times”, të kritikuara vazhdimisht nga presidenti amerikan, Donald Trump.

“Ne nuk kemi ripërtërirë abonimet tona, kjo është e vërtetë. Kjo gjë do të ndikojë shumë në kursimet e taksapaguesve tanë”, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham për agjencinë e lajmeve AFP, teksa shtoi se Shtëpia e Bardhë planifikon t’iu kërkojë të gjitha agjencive federale që të anulojnë abonimet për këto dy gazeta.

Ndërkaq Jonathan Karl, udhëheqës i Asociacionit të Korrespodentëve të Shtëpisë së Bardhë ka thënë se injorimi i shtypit të lirë nuk do të ndikojë që lajmet të zhduken apo gazetarët të ndalen nga informimi i publikut dhe vënia e njerëzve të fuqishëm para përgjegjësisë.

Gazetat kanë ndikim të madh në politikën e Shteteve të Bashkuara, sidomos në mbulimin e veprimeve të administratës por ato janë sulmuar vazhdimisht nga Trump.

Më 21 tetor, ai tha për kanalin Fox News se nuk dëshiron t’i pranojë më këto të përditshme, sepse i konsideron të mbushura me lajme “të rreme”.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat