Autoritetet belge bëjnë me dije se gjetën 12 emigrantë të paligjshëm brenda një kamioni frigoriferik të parkuar buzë një autostradë në provincën e Antwerp.

Policia u njoftua në vendngjarje nga drejtuesi i kamionit i cili raportoi se dyshonte se disa persona kishin hyrë në mjetin e tij të ngarkuar me perime.

11 shtetas sirianë dhe një sudanez u gjetën nga policia brenda kamionit dhe fatmirësisht që të gjithë ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Ata iu dorëzuan zyrtarëve të emigracionit. Javën e fundit 39 persona u gjetën të vdekur në një mjet frigoriferik në Britaninë e Madhe.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat