Presidenti i SHBA, Donald Trump është tallur me tërheqjen nga gara presidenciale nga Beto O’Rourke. Trump tha për rivalin e tij se u largua nga gara si një qen, informon dritare.net.

O’Rourke, ish-kongresmen i Teksasit, ka qenë një kritik i madh i Trump, që pas sulmit masiv në qytetin e tij të lindjes, El Paso, në gusht. Ai tha se sulmi ishte pasojë e retorikës anti-imigrante të Trump.

Të premten  O’Rourke deklaroi se po linte garën për Shtëpinë e Bardhë pasi fushata e tij nuk kishte “mjetet për të ecur përpara me sukses”, informon dritare.net.

Kujtojmë se shprehja “si qen” e Trump, nuk është hera e parë që e përdor. Ai e ka thënë edhe disa ditë më parë, për udhëheqësin e Shtetit Islamik ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi, ku tha se kishte vdekur si një qen, gjatë një operacioni ushtarak amerikan në veri-perëndim të Sirisë./E.B-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme

Më të lexuarat