“Mark Zuckerberg duhet të paguajë një çmim për atë që po i bën demokracisë”-tha Hillary Clinton, pasi ajo shprehu indinjatën e saj pas vendimit të facebook, për të mos kontrolluar reklamat politike.

Kandidatja për presidente nga Partia Demokratik në 2016 përmendi kërcënimin për zgjedhjet e ardhshme si në SH.B.A. ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar, pasi ajo bëri vërejtjet për vendimin e Facebook për të lejuar politikanët për të gënjyer në reklamat e postuara në platformën e facebookut, shkruan dritare.net

Ajo tha se ishte e pashmangshme që informacioni i rremë në Facebook të ndikojë në zgjedhje “sepse propaganda funksionon”.

Në vitin 2016, tha Klinton, një lajm që Papa Françesku e kishte miratuar si president Trumpin, ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve në SHBA, ku ajo humbi, shkruan dritare.net

Ajo shtoi: “Dhe ne po marrim sinjale paralajmëruese gjatë gjithë kohës për atë që po ndodh tani dhe se si ka gjasë të ndikojë në zgjedhjet tona të ardhshme.”

Klinton tha që ajo besonte se ne po shohim “një luftë kundër së vërtetës” në të cilën “manipulimi i informacionit” shërben për të çuar më tej interesat e një grupi “njerëz jashtëzakonisht të pasur, të cilët besojnë se mund të bëjnë gjithçka që duan të bëjnë”./ dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme

Më të lexuarat