Maurice Robinson, shoferi nga Irlanda e Veriut, i cili u akuzua për vrasjen e 39 emigrantëve të paligjshëm të cilët u gjetën të vdekur brenda një kamioni frigoriferik muajin e kaluar në Essex, ka pranuar fajin dhe akuzat për trafik ilegal klandestinësh.

Nga burgu “Belmarsh”, Maurice Robinson, 25 vjeç, ka kërkuar marrëveshje me organet e drejtësisë, por që nuk është pranuar.

25-vjeçari, i akuzuar si përgjegjës për vdekjen e emigrantëve, burra, gra dhe fëmijë, ka deklaruar para gjykatës se ishte palë e një organizate që bënte kalimin e emigrantë në mënyrë të paligjshme përkundrejt pagesave.

Trupat e tetë femrave dhe 31 meshkujve u zbuluan në rimorkiot e bashkangjitur në kamionin e tij Scania në një park industrial në Grays, Essex, në 23 tetorit.

Viktimat u identifikuan më vonë si të ardhur nga provinca të ndryshme të Vietnamit, me dy djem të rinj të moshës 15 vjeç.

Robinson përballet me 39 akuza për vrasje, dhe komplot për trafikimin e njerëzve dhe një akuzë për fshehje të pasurisë kriminale.

Ai pranoi të gjitha akuzat përveç asaj për vrasje.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All