Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të mbajë ditën e sotme një konferencë të fundit për media për këtë vit.

Putin, çdo herë mban konferenca për shtyp por veçantia e kësaj konference është numri i gazetarëve që janë akredituar për të ndjekur këtë konferencë.

Janë plotë, 1895 gazetarë që janë akredituar nga Kremlini zyrtar për të marrë pjesë në këtë konferencë, që shihet mjaft me interes, edhe për çështjet që do të flitet.

Ende nuk dihet sa do të zgjasë konferenca, por në vitin 2008 Putin kishte mbajtur konferencën më të gjatë prej 4 orësh e 40 minutash./ dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme

Më të lexuarat