Qeveria teknike e Maqedonisë së Veriut do të mbajë sot mbledhjen e parë të rregullt me disa pika në rend dite.

Në këtë mbledhje, te drejtuar nga shefi i ri i qeverisë, Oliver Spasovski, do të shqyrtohet propozimi për emërimin e zëvendësve të kryetarit të ekzekutivit, si dhe ai i krerëve dhe anëtarëve të komisioneve bazë të saj.

Qeveria teknike nwië vendin fqinj u votua një ditë më parë në parlament me 101 vota pro dhe asnjë kundër. Ajo do të funksionojë përgjatë 100 ditëve të ardhshme, duke mbuluar periudhën deri në zgjedhjet e parakohshme të caktuara të mbahen në 12 prill.

Në fjalimin e tij në Kuvend, Spasovski, që deri tani ka mbajtur portofolin e ministrit të punëve të brendshme, tha se prioritet kryesor do të ketë pikërisht organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

“Qeveria e re do të vazhdojë kursin e deritanishëm për arritjen e integrimit euroatlantik të vendit. Ndodhemi në një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme kur prej nesh pritet funksionimi i vazhdueshëm të gjitha institucioneve. Është koha kur duhet të organizohen zgjedhje të drejta dhe demokratike, por edhe të kryhen të gjitha detyrimet që dalin nga procesi i anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE”, ka thënë ai.

Në Qeverinë teknike merr pjesë edhe VMRO DPMNE-ja opozitare, e cila do të drejtojë dy ministri, ndërsa do të ketë edhe tre poste zëvendësministrash. Por pavarësisht kësaj, kjo parti u tregua e ashpër në deklaratën e vet të fundit, ku thoshte se “dje ra Zoran Zaevi, ndërsa në 12 prill, do të bjerë e gjithë kryesia e LSDM-së”.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat