Kryeministri Australian Scott Morrison ka vizituar ditën e sotme një qytet të prekur nga zjarret e mëdha që kanë përshirë kontinentin.

Mediat e huaja shkruajnë se kryeministri në përpjekje për të ndihmuar në forcimin e imazhit të tij, në këtë kohë krize në Australi, ka dështuar keq gjatë vizitës së tij në një zonë të prekur nga zjarri.

Banorët kanë kaluar në ofendime ndaj tij, ndërsa të tjerë nuk i kanë dhënë dorën atij, shkruan dritare.net

“Ju nuk do të merrni asnjë votë shoku. Ju jeni një idiot. Kush voton liberalët këtu? Askush. Asnjë votë për liberalët. Ju jeni bir k***.”, tha një burrë, duke iu referuar Morrison’s.

Një grua tjetër e quajti udhëheqësin Australian në emrin e organit gjenital, ndërsa një tjetër tha që ajo do të shtrëngonte dorën e tij nëse ai pranonte të jepte më shumë para për zjarrfikësit vullnetarë të vendit. Kryeministri i zënë ngushtë nuk mund të bënte gjë tjetër veçse të kthehej në makinën e tij dhe të largohej me makinë./ dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme

Më të lexuarat