Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump nuk e ka shprehur zhgënjimin që ai nuk ka fituar çmimin Nobel për paqe.

Gjatë një fjale në takim në Ohajo me mbështetësit e tij Trump tha: “Do t’ju them diçka për çmimin Nobel të paqes.

Unë bëra një marrëveshje, shpëtova një vend dhe më pas dëgjova se kreu i atij vendi po merrte çmimin Nobel për paqen se ai e kish shpëtuar vendin. Dhe thashë: Çfarë bëra unë? Por, ju e dini, kështu funksionon. Në fund të fundit, ka rëndësi ajo që unë arrita. Kurseva një luftë të madhe. Shpëtova shumë njerëz”.

Edhe pse se ka përmendur me emër, Trump e kishte për kryeministrin etiopian Abiy Ahmed.

Ahmad, që kur mori detyrën në Afrikë si kryeministër ka ndërmarrë një seri reformash për liberalizimin e Etiopisë, duke shkundur atë që dikur ishte një vend i kontrolluar, ndërsa mori Nobelin vitin e shkuar./ dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme

Më të lexuarat