Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kinë ka shkuar në 81 persona, ndërsa 3 mijë të tjerë janë konfirmuar të prekur, informon dritare.net.

Pushimi kombëtar i Vitit të Ri Lunar, është zgjatur deri ditën e diel në Kinë, në përpjekje për të shmagur daljet në publik dhe përhapjen e tij.

Ndërkohë, në Shanghai, qeveria ka bllokuar punën e bizneseve deri më 10 shkurt.

Ndalimi vlen për të gjitha kompanitë, përveç shërbimeve, firmave mjekësore, furnitorëve mjekësorë dhe supermarketeve, informon dritare.net.

Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, është në Pekin për të diskutuar rreth virusit me qeverinë kineze dhe ekspertët e shëndetit./E.B-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All